Viti

Bisedë me shkas me veprimtarin dhe humanistin Ahmet Ahmeti nga Lubishta e Vitisë

Ahmet Ahmeti , nga Lubishta e  Vitisë, është mbase emër i njohur për pjesën dërmuese të qytetarëve të komunës së Vitisë e në veçanti për pjesën dërmuese të mërgimtarëve nga komuna e Vitisë. Ç’është e vërteta  Ahmet Ahmeti, rreth   45  vjet ka qene punëtor në Zvicër në punë të përkohshme , për një kohë të gjatë ka qenë një veprimtar i dalluar nga diaspora i cili kurrë dhe asnjëherë nuk ka kursyer djersën dhe mundin e edhe “xhepin” e tij për të ndihmuar të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar në periudhën nga viti 1990  e veçmas pas okupimit te Kosovës dhe heqjes me forcë  të /Autonomisë të Kosovës nga pushtuesi serbë/e deri më sot fillimisht duke përkrah materialisht edhe institucionet paralele që Republika e Kosovës  të udhëhequra nga  LDK-ja e cila ishte e vetmja forcë politike  që në këtë mynyrë kundërshtonte  pushtuesin serbë e që kishte instaluar dhe kishte ndërtuar për ti bërë ballë pushtuesit deri në vitin 1999 kur Kosova u cliruar falë gjakut të derdhur të dëshmorve dhe luftës së UCK-së por edhe ndihmës së NATO-së.Duke folur rreth punës së tij  për një periudhë të gjatë si para luftës në Kosovë  gjatë viteve të 90-ta  dhe pas vitit 99, Ahmet Ahmeti,  thotë se  edhe pse jetonte në mërgim ai ishte edhe themelues I  nëndegës së LDK-së në fshatin e Lindjës në Lubishtë,ishtee edhe delegate I Kuvendit të prë të LDK-së dega në Viti, pastaj ishte edhe themelues I nëndegëve në Zvicërr  në Bazel,Bazeland,për shume vite ushtronte postin e arkatarit, e për dy mandate,ishte delegate Kuvendit të degës  së LDD-së në zvicërr.Ahmet Ahmeti,ka bashkëvepuar me z.Samet Dalipi, që

nga themelimi I LDK-së dega në Viti, themeloi në kohrat më të vështira që në vitin 1992 thmeloi edhe Shtabin për vetëmbrojtje në Lubishtë, me qëllim të organizimit të ushtrimeve në forma të ndryshme të vetmbrojtjës së banorve duke formuar edhe grupin medicional  për konflikte ushtarake/Veprimtari për cështje kombëtare dhe humanitare Ahmet Ahmeti,ka udhëheqë me shume sukse gjatë asaj periudhe edhe shumë komision humanitare në Lubishtë dhe Viti por edhe në Zvicërr ku punonte dhe jetonte.

E duke folur rreth bashkëpunimit që ka pas me Samet Dalipin ish kryetarë I parë I komunës së Vitisë pas lufte , si para dhe pas luftës, Ahmeti thotë se  e vlerëson shumë si intelektual dhe njeri  me edukatë të lartë  në njeri të qetë dhe një doktor shkence  për të cilin  komuna e Vitisë dhe  institucionet e Kosovës kanë nevojë për te .

Ai shprehet se mergata lubishtase që është mjaftë e madhe pas lufts në Kosovë ka investuar në  Lubishta mbi 1 milion e 800 milion euro deri më sote nga komuna është bërë pak për këtë lokalitet karshi ktyre investimeve vetanake por që janë bërë nga mërgata e fshatit .Por uhamnizmi I tij dhe angazhimi nuk u ndalën edhe përmes ndihmave për refugjatët shqiptarë nga Maqedonia gjatë luftës së vitit 2001 për fshatrat Malinë,Bresst,Goshincë, dhe Tanushë, me ndihma mbi 23.000 Franga nga xhepi i tij, për qka komuna e Haraqinës e nderoi me Mirënjohje për kontributin dhe ndihmën e dhënë .

Ahmeti  gjithashtu  ka ndihmaur edhe UCk-në me 10 mijë  franga  vetijake për sigurim të armatimit e pas luftësnë Kosovë, ka ndihmuar degën e LDK-së duke e pais ate me një vetura ënë vlerë prej 6 mijë franga.Ai kurr dhe asnjëherë nuk e ka ndalë “”dorën e ndihmës”” në kontributin etij jumanitarë edhe në Shoqatën Bëmirëse Humanitare””Nenë Tereza”” për cka në shenjë falenderimi kjo Shoqatë e ka ndihmuar atë me Mirënjohje dhe Falenderim të veqantë. Ai tashmë është në pension të merituar si pensionistë  dhe gëzon pensionin  zvicrran por  në një  farë forme është edhe njëri “fluturues” ngase një pjesë të kohës e “hargjon” në  Zvicërr e më shumë në vendlindje .

Ndryshe  Ahmet Ahmeti në popull është i njohuar edhe si rapsod I këngëve veqmas kreshnike, epike dhe me zërin e tij edhe tash në këtë moshë  I argëton me këngët që këndon në ndeja dhe ahengje sepse këngën aktualishtë e ka pasion dhe  sharkia e tij gjithmon e shoqëron.    Aziz Zuka

 

 

 

 

You Might Also Like