KRONIKË E ZEZË

Bie nga shtylla eletrike humb jeten nga lëndimet e marra

Policia në Viti, ka marrë sot rreth orës 12,25 minuta një informatë rreth një aksidenti që kishte ndohur në fshatin Goshicë të Vitisë . Policia është njoftuar nga qendra emergjente e Vitisë se në qendrën emergjente është sjellur një person me emrin Refik Halili me lëndime të rënda trupore, dhe i njëjti pas ndihmës së parë mjekësore është dërguar në qendrën emergjente të spitalit Rajonal të Gjilanit, e më pas në qendrën emergjente të QKUK-së në Prishtinë, raporton PlusTv.

Njësiti patrullues ka shkuar në lokacionin ku ka ndodhur rasti në fshatin Goshicë të Vitisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka arritur që të mbledh informata se personi i lënduar kishte rënë nga një shtyllë elektrike e betonit, ku kishte qenë duke punuar për shtrirjen e kabllove për shpërndarje të rrjetit të internetit në fshat, sipas informatave të para personi ishte duke punuar për kompaninë “Orangjenet”, njofton Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti, dhe të klasifikohet “Lëndim i rëndë trupor” dhe të dorëzohet në Njësinë e Hetimeve për hetime të mëtutjeshme.

“Në ndërkohë kemi kuptuar se viktima rreth orës 15:05, ka ndërruar jetë”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan. Aziz Zuka

You Might Also Like