Libri

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me librat e Agim Ramadanit

 

Fondi i librave në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” po shtohet çdo ditë e më tepër. Në vigjilje të 17 shkurtit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Biblioteka e gjimnazit është pasuruar me librat e heroit Agim Ramadani. Këto libra, bibliotekës së shkollës ia ka dhuruar mbesa e heroit Agim Ramadani, Elona Ramadani, kurse në emër të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, këto libra i ka pranuar profesoresha Diana Mustafa.

Ndryshe, Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka një fond të pasur me libra të të gjitha zhanreve. Ajo pos librave që janë të parapara në kuadër të planprogramit mësimor si të obligueshme  për t’u lexuar, ka libra shumë të tjerë të llojllojshme të autorëve vendorë dhe të huaj, sikurse që ka edhe libra shkencorë e libra në gjuhë të huaja.

You Might Also Like