KRONIKË E ZEZË

I bëjnë për spital

Policia e Kosovës  Stacioni Policor në Viti ka pranuar një informatë për një rast “Lëndim i Rëndë trupor”, në  Viti, patrulla po sa ka arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur dy viktimat të lënduar në gjendje të rëndë të cilët janë dërguar fillimisht në Ambulancën në Viti, pas marrjes se ndihmës së parë për shkak të natyrës së lëndimeve, janë dërguar në Emergjencën rajonale në Gjilan. Vendi i ngjarjes është  siguruar nga njësitet patrulluese të stacionit policor të Vitisë, po ashtu në vend ngjarje ishte edhe një njësit i hetimeve regjionale nga Gjilani. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Opel Astra ngjyre hiri ne drejtim te panjohur. Patrullat policore janë ne kërkim të  dyshuarave. Rasti është duke u hetuar

You Might Also Like