Futboll

Befason Vllaznia

Vllaznia e Pozharanit ka befasuar për të keq këtë të mërkurë, ngase ndryshe nga se që është pritur ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rahoveci.

Pozharanasit, që këtë stinor treguan lojër të pëlqyeshme, me të drejtë ishin cilësuar favorit në ballfaqim me Rahovencin, që kishte tubuar vetëm dy pikë dhe radhitej i fundit në tabelë, por në ekipin që drejtohet nga Sallah Sherifi, këtë mesjavë pati dy mungesa thelbësore, Mensur Livoreka dhe Ejup Brruti dhe kjo u pa edhe në fushë.

Për Rahovecin ishte kjo fitorja e parë, derisa për Vllazninë e Pozharanit kjo ishte humbja e dytë, e cila e largon atë nga pozita e dytë dhe e dërgon në të katërtën, pozitë kjo që nuk siguron inkuadrim të drejtëpërdrejtë në Superligë, por qon në ndeshje barazhi.

Ekipi tjetër nga Komuna e Vitisë, Vitia, ia ka dalë që të nxjerr një pikë në ballfaqim me Ulpianën dhe tashti Vitia zë pozitën e pestë, menjëherë pas Vllaznisë.

You Might Also Like