Futboll

Bashkimi triumfoi derbin ndaj Kikës, tribunat si gjithmonë të mbushura

Bashkimi i Koretinit e ka fituar derbin ndaj Kikës së Hogoshtit me rezultat 2-1, raporton Gazetasheshi.com.

Qindra shikues ishin mbledhur për ta përcjellur derbin e “Anamoravës” në Ligën e dytë.

Vasfi Jusufi me një gol dhe një autogol nga skuadra ‘bardhekaltër’ ishin determinues për ti dhënë fitoren ‘portokallinjëve’.

Ndërkohë, Valmir Ramadani realizoi golin e vetëm për hogoshtasit.

Tashmë Bashkimi i Koretinit barazon Kikën në renditjen tabelare me nga 19 pikë secila.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like