Futboll

Bashkimi pati largime, tashti nis të përforcohet

Klubi Futbollistik “Bashkimi” që tashmë ka zbritur në Ligën e Dytë më në fund është zgjuar nga gjumi.

Klubi nga Koretini ka prezantuar këtë të martë (16 Korrik) gjashtë futbollistë të ri, raporton Gazetasheshi.com

‘Portokallinjtë’ kanë arritur marrëveshje me futbollist Gentrit Dubova, Fazli Basha, Leonit Demi, Abdusamed Leci, Euron Fejzullahu, dhe Leutrim Kqiku, të cilët janë prezantuar sot zyrtarisht.

Nga klubi janë larguar futbollistë shumë të rëndësishëm, teksa misioni i tyre mbetet ai i njejtë: Liga e Parë.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like