Futboll

Bashkimi mposht Vitinë në miqësore

Bashkimi i Koretinit po dëshmon se është kandidatë i denjë edhe për ekipe të rangjeve më të larta. Javë më parë ekipi koretinas kishte mposhtur Dritën e Gjilanit, kurse këtë të shtunë e ka mposhtur edhe Vitinë me rezultat të thellë 4:1.

Për Bashkimin dy gola i ka shënuar Dardan Dërmaku, derisa nga një gol e kanë shënuar Arbër Bajraliu dhe Arianit Miftari.

You Might Also Like