Futboll

Bashkimi i Koretinit angazhon dy lojtarë nga Superliga

Bashkimi i Koretinit, njëri ndër kandidatët më të mundshëm për t’u bërë pjesë e Ligës së Parë të Kosovës ka bërë dy angazhime të radhës. Kësaj radhe, KF Bashkimi ka marrë lojtarë në superligë.

Nga kryesia e KF Bashkimi është bërë me dije se kanë arritur marrëveshje me dy lojtarë të FC Drita nga Gjilani. Kështu, në pranverë pjesë e KF Bashkimi nga Koretini do të jenë, Florent Byqmeti dhe Arlind Shaqiri
“Ky është vetëm fillimi tek ekipi kampion, ngase në ditët në vazhdim priten befasi të reja me lojtarë cilësorë”, është thënë në KF Bashkimi të Koretinit./Kryelajmi/.

You Might Also Like