Futboll

Bashkimi e Drita i masin forcat të premten


Bashkimi i Koretinit, anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës në futboll dhe FC Drita, anëtare e Superligës së Kosovës në futboll do të ballfaqohen këtë të premte në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në kuadër të fazës përgatitore.
Ilir Berisha, sekretar në KF Bashkimi të Koretinit, ka theksuar se ekipi i tyre me shumë sukses po e zhvillon fazën përgatitore, kurse për këtë qëllim, ai ka bashkëpunim edhe me klube të Superligës së Kosovës në futboll, siq është rasti me KF Drita nga Gjilani. Bashkimi i Koretinit ka synim që të bëhet pjesë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, andaj ka angazhuar disa lojtarë, ndër ta edhe nga KF Drita e Gjilanit, kurse edhe ekipi gjilanas është përforcuar me disa lojtarë dhe për synim ka mbetjen në ligë dhe fitimin e Kupës së Kosovës.

You Might Also Like