Viti

Bashkëpunimi i mirë në mes të institucioneve të Vitisë , shoqatës së bizneseve dhe të organizatave ndërkombëtare sjellin sollën fryte për nxënësit e shkollave të mesme profesionale

Në Viti sot në organizimin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit të Komunës së Vitisë dhe të mbështetur nga “”HELVETAS Swiss Intercooperation”, përmes projektit Rritje e Punësimit për të Rinjtë (EYE) dhe Aftësitë për Punësim Rural (APR) , është mbajtur një takim mes strukturave komunale, në krye me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorë të drejtorive të ndryshme, drejtorët e shkollave profesionale të kësaj komune si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme të cilët operojnë në Viti.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të projektit EYE dhe APR si dhe të ZIMB-së. Përndryshe qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i modelit të punës

praktike të nxënëseve vitias nga shkollat profesionale në komunën e Vitisë në bizneset vitiase.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se të jenë të përgatitur për tregun e punës. Ai tha se kjo komunë gjithashtu po punon edhe në krijimin e kushteve për bizneset vitias në bashkëpunim me nivelin qendror duke përmendur Zonën Ekonomike e cila është në ndërtim e sipër. Megjithatë ai shtoj se përmes këtij projekti të rinjtë vitias nga shkollat profesionale do të kenë mundësinë e ndjekjes së praktikës në bizneset vitiase dhe për këtë punë që bëjnë do të kenë një pagesë mbase të lejueshme në emër të kompensimit për punën praktike që bëjnë dhe për këtë ai falënderoj të gjithë ata që po bashkëpunojnë me Komunën e Vitisë në këtë drejtim.Aziz Zuka

You Might Also Like