Futboll

Banqez Buca në krye të Skifterave

Në mbledhjen e Skifterave e cila u mbajt dje në stadiumin “Agim Ramadani” – Katana, përveq diskutimeve rreth sezonit të ri, u morr vendim unanim që tash e tutje kryetar i Skifterave të jetë Banqez Buca.

Njëri ndër tifozët e hershëm të klubit i cili nuk i’u nda asnjëherë organizimeve madhështore të Skifterave, morri besimin e plotë të të gjithëve që të jetë në krye të Skifterave në sezonin 2017/18.

Së bashku siq kemi bërë edhe më herët me organizimet tona madhështore, edhe këtë vit do ju tregojmë të gjithëve se si përkrahet klubi dhe se kush e sundon tifoskenën.

You Might Also Like