Libri

BALADË PËR NJI DASHNI TË KAHERSHME

Poezia që fitoi Çmimin e parë në konkursin letrar të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2020 …

Rozafë SHPUZA

BALADË PËR NJI DASHNI TË KAHERSHME

Malli për nji dashni të kahershme
asht si ajo dëshira
që belbet prajshëm para se me fikë qirat e ditlindjes,
kur fryma shprazet kuturu
pa e ditë nëse kanë me u ba ndonjiherë 100 flakë.
Malli për nji dashni të kahershme
asht si ajo ndjesia absurde që ke herë-herë
sikur je rrëfye në tana faltoret e botës,
anipse malli të merr veç ditve me shi.
Malli për nji dashni të kahershme
i pergjet dremitjes në avionin e linjës low cost,
kur shuma e lekëve të kursyeme prej biletës
asht sa nji krikëll e madhe birre
që e pin përhanshëm
në stolin me tri kambë
te lokali që ka emnin e personazhit të nji filmi bardhezi.

Gjithqysh,
malli për nji dashni të kahershme
asht në ty
si thinjat ndër tamtha,
që kot rrekesh me i mshehë
me bojna t’kuqlueme vjeshtash…

( Oda e Artit )

You Might Also Like