OPINION

Bahri Fazliu luftëtar i orëve të para

Shkruan: Izmi Zeka –

Sot është ditëlindja 46 –te e njërit prej luftëtarëve të orëve të para të luftës për clirim kombëtar Bahri Fazliut. Ai në momentet e kthesës së viteve 90 e këtej paraqet artin e luftës dhe artin e të shkruaruarit që përmbledhshëm tregojnë guximin,intelektualitetin dhe idenë për shtetsinë e Kosovës dhe bashkimit kombëtar. Bahriu ishte uragani i luftës për clirim kombëtarë. Në këtë ditëlindje Bahriu vetëm sa lartësohet dhe bëhet më i madh, i buzqeshur i ngritur në shtatore ashtu që vetëmë heronjë dinë tëë rrijnë. Dhe një poezi aq e fort e shkruar nga dora e tij pas viteve 90-ta TË GJALLËVE – Bahri Fazliu Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve, mos kërkoni nëpër libra, aty s’është jeta e tyre,është jehona e saj. Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët, mos shkoni në shtëpitë e tyre, shikoni robrinë tuaj. Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët, mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre, ato janë flutura që s’kapen dot. Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve, mos thërrisni këngëtarin, do të pendoheni nga tingujt e zbrazët. Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve, mos thërrisni këngëtarin, do të pendoheni nga tingujt e zbrazët. Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve, mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit, secili prej nesh ka qenë prezent. Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët, mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule, lulet do t’u vyshken në dorë. Nëse… Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre, aty do të gjeni gjeninë e tyre.

You Might Also Like