Gjilan

Babadimri kuq e bardh gëzon fëmijët

I veshur me rrobat kuq e bardhë, ashtu siq i ka fanellat KF Gjilani, babadimri i vitit të ri, me stemë të Skifterave, adhuruesve me të flaktë të KF Gjilani, ka gëzuar fëmijët në Qendrën “Pema” në Gjilan.

Gëzim , përqafime e shumë dashuri gjetëm sot tek fëmijët me nevoja të veqanta në vizitën tonë në Qendrën e Kujdesit Ditor “PEMA”.

Falënderojmë ata që mundësuan dhuratat për më të vegjlit,lojtarët me Skifterat të cilët shpërndanë dhuratat dhe Qendrën “PEMA” për mikpritjen.

Fëmijët meritojnë tërë botën, sepse ata janë vet bota!

You Might Also Like