Libri

Autori Halit Haliti doli me romanin e tij të parë autobiografik “Shkolla”

Halit Haliti professor i orjentalistikës, kohë më parë doli para lexuesve, duke u paraqitur me romanin e tij të parë “Shkolla”, ku motiv dominant kishte edukaten arsimimin në gjuhën shqipe, përkatësisht tema së për rrugëtimin e arsimit shqip nëpër vendbanimet tonë.

Personazhi xha Neza, nga rend me admirim që kishte për shkollën dhe dijen. Edhe pse edhe vet ai, ishte me pak shkollë fetare të mësuar në nduar të hoxhallarëve, do t’i ndihmojë sepse “ai ia dinte fort mire vlerën e shkollës, arsimit, edukimit fetar dhe atdhetar”, për arsimin kombëtar, ndonëse nga pushtuesit e ndryshëm. Edhe pse është dominues në segmentin e një pjese të etnisë mejtepi dhe kanuni si pjesë integrale e asaj.

Pas një leximi të kujdesshëm të këtij romani, i cili është një lloj himni për krenarinë dhe dhembjen ndaj mungesës së një shkollimi në gjuhën amëtare, bie në sy sidomos përpjekja e vazhdueshme e autorit që të paraqet ngjarje që janë të njohur në historinë e asaj ane, jo vetëm në kohën e shkuar, po edhe në kohën e më vonshme, tash më me një system të avanësuar universitar. Autori këtyre ngjarjeve u jep edhe dimensionin letrare, duke mos u munguar edhe përjetimi emacional dhe etik. Haliti në romanin “Shkolla” ndërthurrë lavdin e edukimit përmes mesazhit që i sjell vendlindjes dhe të vendasve edhe si ngjarje me bazë reale që fantasia krijuese e tij i ngrit personazhet (xha Neza (Babaxhyshi, babai, xha Isahu, autori, bashkëmoshatarët, bashkëfshatarët, mësuesi i pare i fshatit, Rr.Rrustemi, etj ), në lartësi etike, morale që janë të njohura në historinë tonë për arsim dhe dije, po që janë ngjarje të rëndësishme e të cilat i kanë përjetuar njerëzit që kanë jetuar në këtë nënqiell, të cilët duhej të duronin edhe mohimin, dhunën, presionin për shkollën që ushtrohej në vazhdimësi nga pushtues të ndryshëm. Autori që në start paraqet moton e tij: Hapja e shkollës, mësimi, loja, Ai sikur i ka vënë vetës detyrë e njëherit ashtu edhe e ka qëllimin e vet kryesor, të cilin edhe orvatet me mjaft sukses ta shtjellojë gjatë romanit të tij: të paraqet në aspektin e përjetimit përhapjës së dritës përmes shkollimit, dijës dhe arsimimit Nëpër të cilën kaloi edhe vetë ai, rrugë e mundimshme dhe të shumëvuajtur për mbijetesë përballë dhunës që të huajtë ushtronin ndaj tyre.

Gjatë përshkrimit të situatave dhe fateve të ndryshme ai sikur udhëton nëpër lashtësi, ku takon njerëz që jetonin në tokën e tyre, po që nuk kishin forcë të përballonin me pamundësin nga vrazhdësia, kështu që janë të detyruar ta braktisin token e tyre stërgjyshore. Personazhet e romanit autori i portretizon me një guxim të rrallë, të cilët nuk dorëzohen lehtë përballë hallëeve dhe përpjekjeve për t’i sfiduar ato, i cili e ka për qëllim zhbërjen e identitetit të familjarëve të tij, të cilët para dy shekujëve ishin përndjekur nga trekëndësi i Toplicës. Autori i ka paraqitur disa figura të thjeshta dhe kishte nderim pë rata, si dhe për atë dhe bashkëvendasit e tij, ishte njeriu i pashkolluar, ishte si njeriu i pavlerë. Xha Neza ëndërronte shkolla, dije, kulturë, edukatë dhe etikë kanunore dhe fetare për shqiptaret. Është përmendore, që koha e paqte që do të vije, veç do ta lartësoje dhe historia do ta ruaje mire në gjirin e vet këtë personaliteti prej një brezi pleqënarësh.

Autori dhe personazhi kryesor: Nezir Haliti –(Axha Nezë) jetoi mes viteve 1900-1982

Neziri i kishte edhe dy vëllazër, Behlulin dhe Beqiri Halitin dhe me tre djemët e tij, Rifatin i arsimuar me kontributin e babait në mejtepin e Preshevës dhe medrezen “Isa Begu”, të

Shkupit, i cili shërbeu si imam në xhaminë e Caravajkës së Kardakut deri në pensionim. Sallahu, djali i dytë i cili shërbeu me vite deri në pensionim në shkollën e katundit Kokaj

(paralele e ndarë) dhe Ibrahimin. Gjendja arsimore edukative e tij dhe brezave të kaluara ishte e kufizuar. Pos mësimit fetar të organizuar në xhaminë e Sllubicës dhe odave të Kokajt nuk patën mundësi tjera, edhe pse vetëdija ishte ngritur edhe pse në vijimin dhe shkollimin e atyre që ishin të edukuar po numëroheshin në gishta dhe nuk ndryshojë dukshëm. Xha Nezë i pari ishte së paku për Kokajt që mundësoi hapjen e shkollës në mësim amëtar në fshat. Ngase objektet shkollore nga katundi molor, ose periudha pas rankoviciane si perfillte dot, injoronte ata malesor me lartësi mbi detare 800 m. Kokajt në largësi mbi 7 km. pa rrugë, ku udhëtimi bëhej përmes shtigjeve malore për kombësor, edhe terreni me një pjerrëtësi nga bashkësia locale e Pogragjës. Kokajt ishin larg për të udhëtuar 5-7 kilometra rrugë për moshatarët e rinj, të autorit në ato vite, drejt shkollës 6 (gjashtëklasëshe) në në Llovcë dhe tetë vjeçarës në Pogragjë. Ishte xha Neza ( Haliti), plaku, pas moshës 60 vjeçare jetë dhe, përkundër moshës dhe mundësive materile, sociale dhe ekonmike, pengesave nga shumë anfabet dhe fanatik, si dhe pa përkrahjen materiale nga pushteti i atyre viteve pas Brioneve, e ndërtoi shkollen në tokën e vet në mes të katundit Kokaj. ( NIJAZI RAMADANI )

You Might Also Like