Komunikacion

Asfaltohet rruga Sllatinë e Epërme -Dardani

 Ka filluar sot asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Sllatinë e Epërme, rrugë kjo e cila lidh këtë fshat me aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, konkretisht me fshatin Dardani. Ndonëse punimet në këtë rrugë kishin nisur më herët, megjithatë asfaltimi ka filluar sot, pasi që është dashur që të zgjerohet dhe jo të shtrohet në dimensionin e më parshëm. Punimet në asfaltimin e kësaj rruge, i ka vizituar kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka theksuar se sot po përfundon edhe ky projekt shum i rëndësishëm për banorët e Sllatinës dhe fshatrave përreth që frekuentojn në këtë rrugë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like