Sportet luftarake

Ariana Asllani, kampione e Kosovës në karate

Ariana Asllani, karateiste e Klubit të Karatesë Drita nga Gjilani, është shpallur kampione e Kosovës në kategorinë e saj, në garat e mbajtura në Kampionatin e Karatesë të Kosovës në Pejë. Në një konkurrencë tejet të fortë, trembëdhjetëvjeçarja Ariana Asllani doli më e mira, duke mposhtur të gjitha rivalet me radhë.

Puna e palodhshme e Arianës dhe e trajnerëve të saj Blerim Hajdari dhe Hazir Mustafa kanë dhënë frytet e tyre, duke bërë që kjo karateiste e re të ngadhënjejë, duke paralajmëruar një të ardhme të ndritur.

Ndryshe, edhe motra e saj Albiona, në kategorinë e senioreve është radhitur e dyta, duke u shpallur nënkampione e Kosovës. Të dy këto karatesite, vijnë nga një familje e njohur sportistesh, ngase më herët edhe motra e tyre më e madhe Albana Asllani, disa herë ka qenë kampione e Kosovës. Në vitrinat e familjes Asllani në Gjilan ka qindra medalje, kupa e diploma, por duket se e ardhmja do të t’i takojë Ariana Asllanit, emër për të cilin do të dëgjohet edhe më shumë në ardhmen.

You Might Also Like