Futboll

Ansi Nika nga Laçi vie te Gjilani

Ardhja e Sallah Sherifit në postin e drejtorit sportiv, menjëherë ka nisur të jap fryte te Gjilani që para afatit kalimtar kishte humbur shumë lojtarë. Tashti sytë e KF Gjilani janë drejtuar kah Shqipëria dhe ka ardhur futbollisti i parë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Laçit, Ansi Nika, i cili është bërë pjesë e Gjilanit. Ai ka një përvojë të gjatë në Ligën Superiore të Shqipërisë dhe pritet që tërë atë përvojë ta shfaq edhe tek Gjilani, i cili sivjet do të ketë një përbërje krejt ndryshe, në krahasim me sezonin e kaluar.

You Might Also Like