ARSIMI

Ambasadori Chabert vizitoi gjimnazin “Zenel Hajdini”

Pas takimit me kryetarin Lutfi Haziri, ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka vizituar sot gjimnazin “Zenel Hajdini”, me ç’rast mbajti një ligjëratë me temën “Integrimet europiane”.

Ambasadori Chabert, duke u përgjigjur pyetjeve të shumta të gjimnazistëve gjilanas, theksoi se njerëzit e Kosovës mund t`i japin Europës shumë, duke ruajtur vlerat e tyre dhe duke i ndarë me të tjerët.

Pas ligjëratës, drejtoresha e Arsimit të Gjilanit, Shqipe Kastrati dhe drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, e njoftuan ambasadorin francez për rrjedhën e punës në shkollë dhe për arsimin gjilanas në përgjithësi.

Kastrati Haziri ka përmendur takimet e zhvilluara me përfaqësues të ambasadës franceze dhe për planet e vazhdimit të takimeve, për të siguarar mbarëvajtje të të mësuarit të gjuhëve të huaja, përfshirë edhe gjuhën frënge, që ka një traditë të gjatë të mësuari në Kosovë.

You Might Also Like