SPORTI

Alban Beqiri – Fitoi në kategorinë kryesore…. E 2 (Profi)

6’th Enduor Race 2019 “Ilir Balaj & Manuel Herzog”

Alban Beqiri – Fitoi në kategorinë kryesore…. E 2 (Profi)

Alban Beqiri organizator i eventit me te madh garues – sportiv me MotoCross te llojit ENDURO si dhe garues profesionist i MotoCrossit fitoi garën e gjashtë me radhë, e cila u organizua në fsh. Stanishor – Gjilan.

Me mbështetjen e Drejtorisë së Sportit dhe sponzorëve të ndryshëmm dhe me pjesëmaërjen e më shumë se 30 garuesve nga e gjithë Kosova me sukses 100% u permbyll edicioni i 6-të i garave enduro. Kjo garë është monitoruar edhe nga Federata e Motoqiklizmit të Kosovës dhe nga stafi teknik i Federates. Gara ka kaluar si është më së miri me disa lëndime të 3 garuesëve, por kryesisht me lëndime të vogla. Edhe pse shtigjet e Stanishorit janë mjaft të rrezikshme ato u kalun pak me vështirësi por me atraktivitet për shikuesit të cilët ishin në numër shumë të madh.
Alban Beqiri, i cili është edhe nënkryetar i parë i Federatës së Motoqiklizmit në Kosovë, thekson se janë bërë përpjekje që kjo garë të organizohet sa më mirë që është e mundur dhe ai ka premtuar se edhe në të ardhmen do të bëjnë përpjekje që të organizojnë gara të tilla, me të vetmin qëllim që t’a ngrisin sa më lart këtë sport tejet atraktiv.

 

You Might Also Like