Muzikë

AKV Gjilani përfaqësoi Kosovën në Festivalin e -I-rë te folklorit ne Kavajë

Pas aktiviteteve dhe sukseseve te shumta te kohëve te fundit,me ftese te Ministrisë se Kulturës, te Republikës se Shqipërisë, ANSAMBLI GJILANI” ishte pjese edhe e Festivalit te këngës dhe valles shqipe i cili u mbajt për here te pare ne Kavajë te Shqipërisë. Me një kolazh këngësh dhe vallesh te luajtura nga artistet e Ansamblit me përkushtim te madh, me valle te karadakut te prierë nga valltari i mirënjohur Z.Rifat Idrizi, dhe kolazh vallesh koreografike te punuara nga Qemajl Musliu dhe Arta Paspali ,te orkestruara nga mjeshtri gjilanas Z.Murat Ismajli nen shoqërimin e orkestrës profesioniste, dhe këngëtarët gjilanas: Qemajl Musliu, Nehat Ferati, ,Eronita Qerimi dhe Adnan Leka, dhanë gjithçka nga përvoja e tyre për te paraqitur sa me mire vlerat e tona kombëtare dhe për ta kënaqur publikun artdashës qe ishte ne mase te madhe prezent.

Këto ngjarje kulturore janë shume te domosdoshme për ruajtjen dhe kultivimin e këngës dhe valles sonë ,një falënderim te veçantë për organizatoret për pritjen e jashtëzakonshme dhe qe kanë arrit me shume mund te mbahet ky festival ne qytetin e Kavajës.

ANSAMBLI GJILANI po vazhdon përgatitjet ne kushte jo te mira për programet e ardhshme sepse kemi disa ftesa, por do te shikojmë mundësitë financiare nëse do te kemi mbështetje nga institucionet tona.

You Might Also Like