Zgjedhjet 2019

Aktorë residentë, depolitizim e mbështetje konkrete pë Teatrin e Qytetit

Në një takim me komunitetin e artistëve të Gjilanit, Sami Kurteshi, shpalosi para tyre disa nga zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për mandatin e parë qeverisës të Gjilanit, me theks të veçantë artin e kulturën. Teatri, i cili tash e një kohë është në gjendje të mjerueshme ka nevojë për ndërhyrje sa më të shpejtë në funksionalizimin e tij. Kryetari Kurteshi u zotua se stabilizimi i Teatrit të Qytetit me aktorë rezidentë, depolitizimi dhe mbështetja konkrete institucionale janë zotime të pashmangshme e që janë të arritshme, vetëm se deri më tani ka munguar vullneti për ta bërë këtë. Në ndërkohë, në 20 zotimet e LV-së, hyjnë edhe rindërtimi i shtëpisë së kuluturës në të gjitha vendbanimet ku ato egzistojnë, ndërtimin e tyre në fshatra të mëdha dhe përkrahja e shoqërive kulturo-artistike, OJQ-ve, krijuesve artistikë, përmes projekteve e subvencioneve komunale.

You Might Also Like