Shëndeti

Me aktivitete të ndryshme në Viti është shenuar 30 shtatori – Dita Ndërkombëtare e Zemrës

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Zemrës. Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë, është bërë matja e tensionit arterial të kalimtarëve të rastit.
Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura të ndryshme informative për përkujdesjen ndaj sëmundjeve të zemrës.
Një ekipë e QKMF-së së Vitisë në qendër të qytezes me këtë rast u ka dhënë këshilla shëndetësore qytetareve.
E Drejtoresha e kësaj qendre Dr. Vjollca Kadolli-Halili tha se Komuna e Vitisë, vazhdimisht ka shënuar me aktivitete të ndryshme ditët si kjo me qëllimin më të mirë që qytetarët të jenë të njoftuar mbi sëmundjet e ndryshme. Aziz Zuka

You Might Also Like