KRONIKË E ZEZË

Aktakuzë kundër të pandehurit që shkaktoi aksident me fatalitet

 

 

 

Gjilan, 31 dhjetor 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.E., pasi që i njëjti shkaktoi aksident trafiku, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

 

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.E., më 30 nëntor 2019, në Gjilan, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke drejtuar automjetin e tij të markës ‘’Ford Connect’’, si pasojë e tejkalimit të pasigurtë dhe mosmbajtjes së distancës së mjaftueshme anësore, ka goditur të ndjerin E.H., i cili në komentin kritik kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, në drejtim të njëjtë me lëvizjen e automjetit.

 

I njëjti pas goditjes përplaset në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë, me ç’rast pas trajtimit mjekësor nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

 

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 30 nëntor 2019.

You Might Also Like