Viti

Akademia “Elita Politike” po aftëson të rinjtë për jetën politike

Përfshirja e të rinjve në parti politike Përfshirja e të rinjve në parti politike është domosdoshmëri, vlerë e lartë demokratike dhe fuqi brenda subjekteve politike. Mirëpo mënyra se si në Kosovë përfshihen të rinjtë në politikë, është jo e duhur dhe përbuzëse për ta, kjo rezulton me shfrytëzimin e tyre nga ana e politikanëve. Kjo ndodhë për shkak të mos edukimit të duhur politik të të rinjve dhe për këtë arsye ata shërbejnë si ngjitës të posterave, shpërndarës të broshurave, brohoritës nëpër fushata dhe votambledhës, por asnjëherë nuk trajtohen dinjitetshëm dhe nuk përfshihen në vendimmarrje brenda parties. Për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje brenda partisë, të rinjtë duhet të jenë më kërkues, më të vendosur dhe më të edukuar politikisht, kjo gjë bëhet përmes shkollave apo akademive politike, njëra ndër to është duke u zhvilluar në Prishtinë, akademia “Elita Politike” e cila aftëson të rinjtë për jetën politike, duke trajnuar të rinjtë. Në kuadër të akademisë Elita Poltike, është krijuar edhe partia fiktive “Socializmi Demokrat për Kosovën” me qëllim që studentët të mësojnë edhe praktikisht për funksionimit e partive politike. I ftojë të gjithë të rinjtë që para se të vendosin të futën në politikë, të investojnë në edukimin e tyre politikë, përndryshe do të shfrytëzohen gjatë gjithë jetës së tyre nga ana e politikanëve.Adelina Fazliji.

You Might Also Like