OPINION

AI,  BAC SOT PO RIKTHEHET

Izmi Zeka

10 Janar 2020

Sot mbushen  27 vjet dhembje e pikllim që Xhevat Qerimin nuk e kemi të gjallë juve prindër të dashur nënë Rexhie e babë Basri ,birin tuaj, ty imrie që të mungon shoku i ideali  , ty Qëndresa e Jetmira që ju mungoi babai, juve motra e vēllezër të tij që për kaç vite e kujtuat me dhimbje por edhe ne që e patëm shok mik e bashk familjarë, jetuam me krenarinë duke e përkujtuar gjithëherë e gjithmonë me pietet e dashuri mu ashtu siç përkujtohen burrat e mëdhenjë të Kombit e Atdheut , që gjithçka që kishte vënë në shërbim të luftës për çlirim kombtarë  nga pushtimi i trojeve tona.

 

Botërisht dihet tashmë se historia  shqiptare  përjetësisht e pazgjidhshëm  është e ndërlidhur me     veprime e ngjarje; rënie, përsëri rënie e ringritje pas përplasjesh të ashpra që i kanë dhënë formë ndryshimeve  të mëdha e që kanë ndikuar  në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave e qenies sonë kombëtare.

Për një historian është përgjegjësi   e madhe të shkruash për personalitetet  që i kalojnë përmasat  e të jetuarit njerëzor e  bëhen simbol i sakrificës, vetëflijimit dhe  ideator   të  lëvizjes  së gjithmbarshme të lirisë e luftës kundër  sistemeve totalitare që demonizonin e provonin të zhbënin esencat e qenies nacionale po edhe njerëzore.

Kjo ishte gjendja e shqiptarëve në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, pikërisht në ato vite kur filloi edhe ringritja e rizgjimi i qenies sonë kombëtare

Kësaj rilindjeje historike të qenësisë shqiptare  iu bashkëngjit edhe Xhevat Qerimi,   djaloshi që ishte rritur me këngët  për Azem Bejtën e Hasan Prishtinën; që frymëzim të veçante kishte  vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën , Rexhep Malen e Nuhi Berishën.

Jeta e Xhevatit më së miri do t’i përgjigjej betimi e vendosmëria e Ukshin Hotit, i cili theksonte se  “Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe”.

Kjo dhe ishte edhe TEZA mbi të cilën u ngrit e formësua dëshmori Xhevat Qerimi, i cili   kapitalizoi   dijen   me veprimin  politik – ilegal dhe gatishmërinë deri në flijim e shndërroi në rënie për ringritje të një populli.

Historikisht, vitet që nga 1985 e deri 1993   shënojnë ringritjen   e organizimit ilegal në kuadër të Lëvizjes çlirimtare të kohës që emërtohej si organizmim  brenda LPRK.

Kjo ringritje   nga aspekti shkencor paraqet   diversitetit   e kohës   dhe arsyeshmërin  e zhvillimit dialektik   të ndërthurur  me veprime ilegale konkrete  e të dizajnuara nga njeriu kryesor  i kohës Xhevat Qerimi.

Në aspektin historik   kjo kohë   ruan kontinuitetin e lëvizjes ilegale në Kosovë pas burgosjes së shumë grupeve ilegale në Kosovë e që për protagonist  kishte  dëshmorin e sotëm Xhevat Qerimin.

Kësaj plejade të atdhetarëve të prirë  nga Xhevati iu kishin bashkangjitur shumë tërinjë e të reja  ku  pa ta  zëri dhe kushtrimi  i kësaj kohe   dhe përgatitja për luftë çlirimtare do të mbetej një ëndërr e mirë por jo e realizuar ashtu siç e kërkonte koha

Xhevat Qerimi  apo drejtuesi    që nga 85 e deri në rënien e tij më 10 dhjetor 1993 do të kishte përkrah  shumë   atdhetarë   dhe liridashës  që për jetë kishin lirin e Kosovës.

Të nderuar  qytetarë të Gjilanit dhe familje e Xhevatit

Pikëpamjet e Xhevatit nga të dhënat dhe shkrimet autentike janë dimension real e praktik dhe nga ky përkufizim kjo figurë emblematike del si rrjedhim i logjikshëm i vazhdimësisë e të përpjekjeve për krijimin e vlerave të platformës për shtetësinë e Kosovës. Prandaj veprimtaria e këtij dëshmori duhet të shikohet në kontekstin kohor.
Ai e ka prekur vdekjen për të jetuar të tjerët, e ka ndier atë dhe ka kaluar në përjetësi. Ishte përgatitur për atë dhe aq fuqishëm gërshetohen vargjet e Agim Ramadanit për portretin e tij ku ndër të tjera shkruan” Kur të kthehem asgjë nuk do të jetë siç ishte më parë” kur të kthehem edhe unë ndoshta do të jem në një jetë tjetër. Pra përmes rreshtave të dëshmorit Agim Ramadani reflektohet qartë vizioni i tij, liria e Kosovës e fëmijëve të tij i dy bukuroshëve të tij.
Aq natyrshëm flenë vargjet “ Nëse nuk shihemi, dha na ndan vdekja, jetoje jetën nënë, patjetër do të vij, gjumi yt të bëhem.
Dhe vërtet sot Xhevati  kthehet në panteon;  i buzëqeshur dhe krahëhapur për të jetuar jetën, ai erdhi sot në vargje, ku arkivave  të harruara  po hu shkundet pluhuri historik.
Në kuptimin e vlerësimit kombëtar, filozofia e shtrirjes ilegale dhe luftarake të bashkërenduar nga Xhevat Qerimi paraqet kulmin e zhvillimit të saj, duke krijuar kushte për zhvillim dhe progres të mëtutjeshëm.
Ndikim të fuqishëm pati në këto rrjedha të lëvizjes ilegale ngase veprimtaria e Xhevat Qerimit konceptohej në tri linja: në njërën anë angazhimin për përgatitjen dhe njohjen në esencë të qytetarit për shtypjen që bënte Serbia, për ndërkombëtarizimin e shtypjes dhe të luftës si pjesë e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës. Parapërgatitja e tij, potenciali intelektual, njohja e rrethanave ndërkombëtare, ishin komponent që ndikuan në proceset e mëtutjeshme dhe strukturimin e lëvizjes çlirimtare drejt procesit final…
Në këtë shikim figura e tribunit të kësaj treve konsistonte në artin e luftës. Dhe ky art natyrshëm drejtpeshohet në frymën dhe qartësinë që e përshkonte dëshmorin e kombit dhe personifikimin e luftës çlirimtare si alternativ e vetme dhe e pashmangshme për zgjidhje përfundimtare.

LPRK  nga viti 85 e këtej   do të mbetet shembulli më unikat  se si   organizimi ilegal   ka dy rrugë   që qojnë deri në zgjidhje.Rruga politike ilegale dhe përgatitja   për një luftë kundër regjimit të egër serb.

Nga kjo distancë   kohore    vitet e organizimit ilegal  në Anamoravë paraqesin fillimin e një  kohe të re  të ndërgjegjësimit për   organizimin dhe përballjen   me forcat serbe.

Xhevati  ishte i pari i cili  edhe pse ishte drejtues për Anamoravë  ai  i filloi stërvitjet  në Shqipëri.

Në këtë kontekst  shoku dhe veprimtari i idealit të Xhevatit, Irfan Musmurati shkruan po citoj

 

“Të vetëdijshëm se çlirimi ynë nuk arrihet vetëm me bisedime e mjete demokratike na duhej të ndryshonim formën e organizimit rrodhi si domosdoshmëri përgatitja dhe shtimi i kuadrove ne sektorin ushtarak. Kështu që, në gusht të vitit 1991 me vendim te Këshillit të Rrethit  Xhevati u vendos të shkojë në Shqipëri për stërvitje ushtarake bashkë me një numër të konsiderueshëm shokësh të Lëvizjes ilegale, me Grupin e Parë që në opinion njihet si grupi i Zahir Pajazitit duke qëndruar atje rreth një muaj e ca në ushtrime e stërvitje në repartet e njësive speciale ushtarake në kazermat e Ushtrisë Shqiptare të komanduar nga oficerët e dalluar të njësive speciale HysenYmeri, Kastriot Hoxha, Agron Dhimarko dhe Ylli Mici  e të tjerë.

Siç u tha   më lart   pas stërvitjeve  që bënë në Shqipëri  Xhevat Qerimi u caktua   përgjegjës për organizimin  dhe përgatitjen për luftë në Anamoravë ,Adem Jashari për Drenicë, Zahir Pajaziti për  Llap dhe Sali Ceku për Dugagjin.

Nga ky refleksion Xhevat Qerimi paraqet në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, paraqet mendjen,artin e luftës dhe të ardhmen e ndritshme të Kosovës, prandaj edhe bashkëveprimtari i  i tij Ismet Sylejmani ashtu do ta përshkruaj:

“Heroi Xhevat Qerimi bën pjesë në grupin e atyre shokëve e bashkëveprimtarëve, në mesin e prijësve e udhëheqësve të luftës ilegale për liri, që çdo ditë të aktivitetit të jetës së Tij, e zhvillonte për përgatitjen e kushteve dhe rrethanave për fillimin e përgatitjeve të luftës së armatosur çlirimtare në Kosovë, si mjetin e fundit e të domosdoshëm për çlirim definitiv nga zgjedha pushtuese serbe!”

Xhevati ngaherë   të krijon përshtypjen  se kishte diçka  mbinjerëzore  qëv eç dialektika mund ti shpjegoj dhe të jap qartësi për emra të tillë kur  edhe koha e shkatërronte njeriun.

Aktiviteti i tij në rrafshin ilegal  të  LPRK-së ka korresponduar në tri dimensione të kohës.
Dimensioni koordinues me komitetin drejtues të kohës
Dimensionin intelektual dhe
Dimensionin e një karakteri të pandalshëm për të sfiduar pushtetin serb.
Këto komponente  paraqesin figurën shumëdimensionale që i kalon kornizat kohore duke i dhënë  atdheut personalitetin e veçantë, në rrethana të veçanta në kontekstin historik. Thellësia e portretizimit të këtij tribuni sfidon hapësirën, momentin dhe rrethanat por në të njëjtën vertikale edhe pushtetin shtypës të Beogradit.

Pajisja  dhe njohja  me rrethanat ndërkombëtare ,literatura e lexuar   nga Xhevati ishin kapërcim në kohë  që  njeriu i rëndomtë e ka të vështirë   të gjejë  portretin  i cili bart vlera të tilla  politike,intelektuale dhe atdhetare.

Lufta për të ishte e paalternativë. Ai njihte mirë përpjekjet titanike të shqiptarëve në periudha të ndryshme dhe    i paisur  mirë me literaturë revolucionare –ushtarake,  i shoqëruar me veprimet dhe qëndresën e Rexhep Malës; dhe nga ky këndvështrim i sotëm   mund të themi  se ngjashmëria  mes Rexhës dhe Xhevatit   janë të ndërlidhura   aq mirë  sa historia   do të shohë dy njerëz e  një horizont,  që për atdhe  kishin vetëm një rrugë.

Sot kur  po kthehet   te  shokët  e tij të idealit kombëtar ; shpirtërisht do të ndjehet  i qetë edhe Gjilani, edhe shokët e demonstratave të parreshtura të vitit 1989; edhe Agim Rashiti  e Reshat Ymeri , Nushi e Tefiku që ishin  veprimtar   të kohës  deri në flijim kur  ranë dëshmorë . Do të ndjehet i qetë në varr edhe Afrim Zhitia,  i cili ishte shok i Xhevatit; pra, sot  ai po kthehet aty ku duhej të ishte sot e 20 vite më parë.

Të nderuar të pranishëm,. Që ta shohim Xhevatin më me saktësi  më lejoni të citoj edhe një mik të tij Islam Idrizi

“Unë pata fatin ta njihja nga afër të punoja me dëshmorin Xhevat Qerimi. Ai ishte njeriu i cili arriti të artikuloj  natyrshëm  luftënn  e  popullit  Shqiptarë  kundër pushtuesit serb në Kosovë  më mirë se çdo kush,ai arriti  të krijoj  një strukturë që më vonë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Të nderuar të pranishëm….

Çka do që të themi ne të gjallët sot ose kurdoherë,  nuk mund të përshkruajmë  madhështinë e dëshmorëve, të rënëve, e kontribuuesve të lirisë. Ata, ne me fjalët tona, nuk mund t’i bëjmë as më të mëdhenj e as më të vegjël. Ata e kanë siguruar lavdinë përkundër të gjitha atyre që themi ne. Por, fjalët tona më shumë flasin për neve të gjallëve. Sepse duke i kujtuar dhe ata, të pavdekshmit, ne e fisnikërojmë vetveten dhe e ndërtojmë të ardhmen tonë.

Të nderuar qytetarë të Gjilanit

Vdekja e Xhevatit edhe sot mbetet një mister.

Sot një HERO i heshtur  po kthehet i tillë – i heshtur  në varrezat e dëshmorëve përkrah  njerëzve që bënë historinë  dhe i dhanë kuptim jetës dhe shtetit tonë.

I përjetshëm kujtimi për Xhevatin  dhe dëshmorët e tjerë.

LAVDI!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You Might Also Like