Show Biz

Agon Latifi vjen me këngën e tij më të re “Si ti”

Këngëtari gjilanas Agon Latifi ka lansuar hitin e tij më të ri, të titulluar « Si ti », këngë e cila po shënon sukses dhe po pëlqehet shumë nga publiku.  Kjo këngë e Agonit vije pas hiteve të mëparshme « Drejt n’zemër » dhe « Mos u ndal », këngë këto që kishin shënuar një sukses tejet të madh, kurse edhe kënga më e re pritet që të bëhet hit.

Kjo këngë, e cila tashmë ka edhe klipin, është shkruar dhe muzika është e Geskos, kurse producent i këngës është Cricket, derisa klipuin e ka punuar « Urban Graphics » dhe është edituar nga produksioni « Arboni ».

« Si ti » është një këngë ritmike, kurse këngëtari Agon Latifi ka realizuar edhe një spot të pëlqyeshëm, të cilin mund ta shikoni e t’a dëgjoni në linkun e mëposhtëm :

 

You Might Also Like