Futboll

Afërdita Mushica, nga Gjermania në përfaqësuesen e Kosovës

Luan futboll në Gjermani, por në zemër e ka Kosovën, andaj pa hezitim ka pranuar kërkesën që të luaj për përfaqësuesen e Kosovës. Bëhet fjalë për futbollisten Afërdita Mushica, 17- vjeçare, e cila jeton në Gjermani, në Mynih dhe luan për FFC  Wacker Munchen.

Afërdita kur i kishte 12 vjet kishte nisur të luaj futboll dhe tashti është një mesfushore e talentuar. Lojërat e saja në Gjermani u kanë rënë në sy shumë trajnerëve të futbollit. Me të ardhur në Kosovë, ajo me qëllim që të mbajë formën ka nisur ushtrimet me futbollistet e KFF Intelektualet, ngase ajo kishte patur një lëndim, kur kishte këputur ligamentin e me sugjerimin e trajnerit Afrim Mehmeti dhe me kërkesën e përzgjedhësit Kushtrim Munishi ajo është thirrur në kombëtaren e Kosovës.

Në mesin e 26 lojtareve, ku është punuar dy herë në ditë, atje janë zhvilluar disa ndeshje kontrolluese, me dy ekipet më të mira në vend, Kosovën e Prishtinës dhe Trepçën e Mitrovicës.  Afërdita ka lënë mbresa të mira, andaj është ftuar nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi dhe pritet që ajo t’i ndihmojë seleksionim të Kosovës në arritjen e sukseseve.

Nga 26 futbolliste janë përzgjedhur 20 futbolliste, të cilat do të luajnë kundër Gjermanisë, Islandës dhe Malit të Zi.

You Might Also Like