Futbolli ndërkombëtar

Adea Zymberi nga Zhegra e suksesshme edhe në vrapimin për Ditën Olimpike

Adea Zymberi, nxënëse e klasës së tretë, paralelja e parë në Shkollën Fillore “Agim Ramadani” në Zhegër, ishte sot fituese e Vendit të Dytë në Vrapimin kushtuar pavarësisë 2008, shënuar si Ditë Olimpike për fëmijët të lindur atë vit. Në vrapim muarën pjesë mbi 700 fëmijë nga të gjitha shkollat fillore të komunës tonë. Fëmijëve për vendin e parë, të dytë dhe të tretë iu dhanë medale simbolike dhe diploma për pjesëmarrje.
Adea Zymberi është nxënëse shembullore për mësim dhe sjellje dhe këtë herë tregoi edhe me këtë rezultat sportiv se është edhe sportiste e shkëlqyer. Adea ka dëshirë të ushtrojë shumë në atletikë, në vrapim dhe në degë tjera, por luan edhe futboll, basket, hendboll, etj. Është edhe simpatizante e flaktë e klubit të futbollit Barcelona! E don veçanërisht Leon Mesinë! I përcjell ngjarjet sportive rregullisht dhe ka një diapazon të gjërë të njohjes nga sporti në përgjithësi! Më së shumti e adhuron Majlinda Kelmendin. Adea është edhe vallëzuese e mirë dhe ushtron në valle, dëshiron të jetë në ndonjë grup vallëzimi edhe modern, porse ka dëshirë edhe për film, për ndonjë rol bashkëkohor, diçka!? Këndon shumë mirë në gjitha gjinitë muzikore, njeh këngëtarët tanë dhe të huaj dhe sidomos është e gëzuar për këngëtaret tona me famë botërore, – Rita ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, etj. Në vrapimin Olimpik Adea pati një çast paksa gazmor! Në vrapim e sipër, kur erdhi te rrethi, u ndal dhe shikonte anash një kohë; mandej sikur i ra në mend se ishte në garë, -dhe u nis sërish me vrull drejt fundit, -ku edhe pse u vonua paksa, zuri vendin e dytë! Me rëndësi është pjesëmarrja dhe këtë e tha edhe vetë Adea me buzëqeshje./Femi HALIMI/

 

You Might Also Like