Futboll

Abazi: Fituam tri pikë në momentin e duhur

Arsim Abazi, kryetrajner i Ferizajt është ndarë shumë i kënaqur me tri pikët e fituara në ballafaqim me Gjilanin.

“Këto tri pikë kanë ardhur në një moment shumë të duhur për ne, ngase kishte kohë të gjatë që nuk kishim fituar. Lojtarët e mi luajtën një ndeshje shumë të mirë sot, patën raste të panumërta dhe kanë mundur të shënojnë edhe disa herë. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojtarët e mi”, ka thënë Arsim Abazi, kryetrajner i Ferizajt.

You Might Also Like