Zgjedhjet 2019

AAK: Lagjja “Arbëria”, fuqishëm në mbështetje të Rexhep Kadriut, ia zbehë shpresat rivalëve

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është fuqizuar, këtë e dëshmon tubimi në lagjen “Arbëria” dhe “Zabeli”, lagje të cilat njihen si faktor i rëndësishëm në Gjilan, dhe si përcaktues i fituesit të zgjedhjeve edhe të kaluara, por edhe për zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti. Në këtë tubim madhështor që AAK mbajti me qytetarë të lagjes Arbëria dhe Zabeli, i bëhet e qartë rivalëve se Gjilanin do ta udhëheqë Rexhep Kadriu. Në këtë tubim u bë prezantimi edhe i kandidatëve për asamble komunale nga kjo lagje; Shefqet Ajeti, Arlind Vokshi dhe Avdyl Ibishi, të cilët vlerësohen lartë për angazhimin e tyre në dobi të shoqërisë, të cilët u zotuan se do të jenë zë i fuqishëm i kërkesave të komunitetit, gjithnjë duke pasur garancë seriozitetin dhe ndershmërinë e kandidatit për kryetar, Rexhep Kadriu. Kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu pasi vlerësoj lart gatishmërinë e banorëve të lagjes “Arbëria” për ti sjell ndryshim Gjilanit, tha se komuna jonë pas 22 tetorit do të ketë një shkollë të re qeverisëse. “Ne zotohemi para të gjithve se në mandatin e ardhshëm katër vjeçarë, Gjilani me projektin tonë zhvillimor, do të ndryshoj dhe do të bëhet një komunë joshëse për të gjithë. Ju e dini se kryministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjithmonë ka qenë i interesuar që Anamorava të jetë fuqishëm prezent në planin qeverisës, andaj me Haradinajn kryeministër, dhe me udhëheqjen tonë këtu, Gjilani pas katër vitesh do ta ketë krejt një imazh ndryshe. Ne kemi dëshmuar se mbajm fjalën, dhe shikohemi në sy me qytetarin, sepse konsiderojmë se jemi shërbëtor të qytetarëve. Arbëria në mandatin tonë, do të bëhet me shërbime mjekësore 24/7, dhe me qerdhe moderne”, tha Rexhep Kadriu. Ndryshe, ky është tubimi i parë me qytetarë që organizon AAK në Gjilan, pas një maratone me takime mobilizuese që ka pasur dhe po vazhdon të ketë me strukturat e saj nëpër nëndegë.

You Might Also Like