Muzikë

AKV ,,GJILANI” po vazhdon me suksese te njëpasnjëshme neper festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, ne ketë festival është paraqitur me potpuri këngësh te kombinuara nga te gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa me shume këtë ngjarje me rëndësi te veçantë, te interpretuara nga këngëtaret tash me te njohur te AKV,,GJILANI” : Qemajl Musliu, ,Nehat Ferati ,Avdi Latifi dhe Adnan Leka, nen përcjelljen e orkestrës profesionale te udhëhequr nga Maestro Z.Murat Ismajli dhe aranzhimet e Prof,.Burhan Azizi.

Gjithashtu,,AKV GJILANI” u paraqit me vallen premier ,,Kolazh vallesh” te punuar nga koreografja e mirënjohur nga Shqipëria Znj.Arta Paspali

Festivali ,,SHKUPI FOLK-FEST” 2017 është organizuar nga ,,SHKA.SHQIPONJA”-Saraj-Shkup,është mbajtur për here te pare dhe sipas organizatorit pritet te jete një Festival tradicional, kishte karakter garues dhe kishte laramani te këngëve dhe valleve te me se 20 Ansambleve dhe grupeve tjera.

Programi i paraqitur nga AKV GJILANI pasuroi këtë ngjarje dhe i dha një jehone sheshit ,,Isa Boletini” ne Saraj te Shkupit me këngë dhe valle të bukura shqiptare , është pritur shume ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatoret.

Vlen te theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit ,,GJILANI” ne këtë festival është realizuar ne kuadër te bashkëpunimit te shkëlqyer te Ansamblit dhe organizatorit me ç’rast i shprehim mirënjohje dhe falënderime organizatorëve ne krye me Z.Fevzi Ebibi, për pritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm te kësaj ngjarje shume te rëndësishme kulturore.

AKV GJILANI me mbështetjen kësaj radhe te K.K Gjilan, arriti ta realizoje këtë aktivitet kulturor dhe i falënderohemi institucionit për mbështetjen, duke u bere thirrje qe AKV,,GJILANI” si vlere e pakontestueshme jo vetëm e qytetit tone por e gjithë kombit te mbështetet edhe me shume për ti ruajtur dhe kultivuar vlerat e tona kombëtare.

 

You Might Also Like