Gjilan

Nuk i harrojnë meritat e atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës

 

Muhoci dhe Karaqeva janë fshatra gati ngjitas me njëra tjetrën. Të dyja janë të banuara me shqiptarë, kanë histori të përbashkët, marëdhënie farefisnore e miqësie, por njëri fshat është në Serbi e tjetri në Kosovë. Shqiptarët nuk kanë problem mes veti, ata gjithnjë që këto anë i kanë përceptuar si pjesë të trungut shqiptar, por që nga paslufta e këtej, marrëveshja e Kumanovës la dilema se ku është kufiri ndaras në mes të Kosovës dhe Serbisë. Xhandarmëria serbe shpesh ka shkelur territorin e Kosovës, me arsyetimin se është në pjesë të vet e banorët e Karaqevës shpesh kanë kundërshtuar, kanë mbajtur protesta e kanë nënshkruar peticione, duke ua bërë me dije institucioneve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare se territori i Kosovës po shkilet e po cenohet.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë gjithmonë është vënë në ballë të organizimeve në mbrojtje të kufirit, ka organizuar banorët, ka sensibilizuar opinionin dhe ka ndërmarrë llojlloj aktivitetesh.

Tashti së fundi, te vendi i quajtur Ura e Muhocit, ai dhe bashkëfshatarët e tij kanë vendosur e vazhdojnë të vendosin flamuj të Kosovës e të SHBA-ve, postere me portretet e presidentit amerikan Bill Clinton, të gjeneralit Uesli Klark, të presindentit Rugova e të burrështetasve të tjerë, të cilët dhanë kontribut për lirinë e Kosovës.

“Ua kemi borxh këtyre njerëzve, sepse ata dhanë shumë nga vetja për këtë ditë”, thotë Selver Lenjani, duke kërkuar edhe nga udhëheqja e tashme që të bëjë më shumë për Kosovën.

You Might Also Like