OPINION

Diplomacia kosovare në udhëkryq

kadri Shkruan: Kadri Gërvalla

Diplomacia si nocion është i njohur shumë herët, bile mund të thuhet se në formën e vet moderne ka lindur në Gadishullin Italian nga fundi i shekullit të 15-të. Mirëpo në sistemin grek të shteteve-qytete të shekullit të 4-të dhe të 5-të para Krishtit, rrethanat kërkonin dhe ndihmonin të praktikohej një diplomaci më e stërholluar. Diplomacia e shekullit 20-të, ecë edhe më me hapa përpara drejt komunikimit më bashkëkohor, ku së bashku me baraspeshën e fuqisë, të cilën e forcon dhe e ruan, është institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë sonë të shteteve.

Kosova është duke ecur drejt një rruge, e cila po kalon nga një transicion në tjetrin. Në fazën, ku momentalisht gjendet Kosova, mund të thuhet se është më e vështira në aspektin politik, mirëpo angazhimi i gjithë spektrit politik tregon qartë se hapat që po i ndërmarrin, nuk po ju mungon diplomacia politike konform standardeve ndërkombëtare.

Temë kyçe në diplomacinë ndërkombëtare sidomos, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është Kosova. Kosovës i hapen rrugë të reja, dhe kërkohet punë dhe angazhim edhe më shumë, në krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me shtete që e kanë njohur dhe ato që do ta njohin. Këto marrëdhënie duhen te krijohen përmes diplomacisë të udhëhequr nga diplomatët, analistët, këshilltarët politikë, zyrtarëve, të cilët duhet të jenë të ngarkuar të inkurajojnë politikën e jashtme me anë të marrëveshjeve formale, duke aplikuar diplomacinë bilaterale konvencionale, diplomacinë bilaterale jokonvencionale dhe diplomacinë multilaterale.

. Shteti i Kosovë ka nevojë për shumë njerëz sidomos, te nivelit me shkollim shumë të lartë, për ekspertw, politikologw, njohës te mire të të drejtës ndërkombëtare, diplomat të rinj etj, ku do të përfaqësojnë Kosovën dhe do të jenë këta qe do krijojnë lidhje politike, diplomatike, shoqërore, kulturore e deri te Ekopolitika e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.

Diplomacia bilaterale konvencionale

Diplomaci bilaterale nuk do të thotë asgjë më tepër se një komunikim, i cili çasti zhvillohet në çfarëdo vetëm ndërmjet dy palëve, ajo nuk e përcakton as mënyrën, as kontestin në të cilin këto komunikojnë në mes tyre.

Rreth kësaj diplomacie mundemi të marrim shumë shembuj, p.sh., përfaqësuesit britanik dhe ata rusë në Kombet e Bashkuara këshillohen për çështje qe nuk janë në rendin zyrtar të ditës dhe të cilat janë në interes vetëm për këto dy vende. Format e funksionimit të diplomacisë bilaterale-konvencionale mund të jenë edhe këto:Misioni i përhershëm diplomatik dhe preteksti për eutanazinë e tij, prezantimi, nxitja e marrëdhënieve miqësore, negocimi, lobimi, mbledhja e informacioneve-raportimi politik, shërbimet konsultore, diplomacia tregtare, propaganda etj.

Diplomacia bilaterale jokonvencionale

Mundë të ketë shumë arsye ku në disa marrëdhënie bilaterale, për shkak të vendimit formal të paktën të njërit prej shteteve, nuk është e mundur të ketë ambasada të përhershme të tipit konvencional. Ky vendim, i cili mund të jetë pasojë e një historie armiqësish .Aty ku nuk ka edhe ambasada te normale edhe diplomacia mundë të ketë kufizime në ushtrimin e misionit te saj politik. Tek kjo lloj diplomacie me tepër luajnë rol këto misione alternative: Përfaqësitë, shërbimet konsullore dhe seksionet e tyre, zyrat përfaqësuese, misionet diplomatike të avancuara etj.

Diplomacia multilaterale

Që nga fundi i shekullit 20-të në marrëdhëniet ndërkombëtare është shtuar numri i madh i mbajtjes se konferencave, prandaj aty ka marrin pjesë tri ose më shumë shtete aplikohet diplomacia multilaterale, si fenomen i shekullit 20-të, në të vërtetë e njohur edhe shumë më herët. Në këtë diplomaci mundemi ti përmendim edhe konferencat e përhershme qe e bejnw se funksionuari si:Organizatat ndërkombëtare, negocimi në samit, samitet e rregullta, samitet ad hoc, ndërmjetësimi, ndërmjetësimi shumëpalësh, ndërmjetësimi ideal etj.

Të gjitha këto forma diplomatike e presin shtetin e ri të Kosovës prandaj, mund të themi se globalizmi është shumë i gjerë, ku tranzicioni dhe integrimet e presin Kosovën, dhe besojmë qe ti përballoj qëndrueshëm zhvillimeve ekonomike, politike në rrethanat e reja globale në fushën e diplomacisë, si komponent i rëndësishëm, pas zgjedhjes së statusit të Kosovës.

Shërbimi diplomatik, do te jete teme e nxehte ne Kosovë. Caktimi i një stafi diplomatik nuk do jetë pune e lehtë. Shteti i Kosovës, edhe me herët ka pas një shwrbim diplomtik. Diaspora shqiptare, e ka luajtur këtë rol diplomatik ne te gjitha fushat qe nga kultura, politika e deri te marrwveshjet diplomatike gjate luftës ne Kosove, ku sidomos njerëzit si përfaqësues te UÇK-se, dhe te tjerët qe kane qene përgjegjës për informim për lufte, e kanë kryer kete sherbim, ta quajmë diplomatik.

Se sa do te ketë vende, ne ketë shërbim diaspora le te mbetet te shihet, por, edhe ato Ambasada qe janë hapur do te kenë pune me 200.000 kosovare, ne Gjermani, 250.000 kosovar ne Zvicër, me 30.000 ne Austri, e kështu me radhe, ku këta njerwz do te kërkojnë qe Ambasadat Kosovare duhen te jen në shërbim të qytetarëve te saj. Shefi i diplomacisë, ish kryeministri Thaçi, ka ba me dije se prioritetet që ia ka vu politikës së Jashtme, janë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, njohjet e tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe, e tërheqja e investimeve të huaja.

Diplomacia kosovare po dështon çdo ditë. Bisedimet me Serbinë janë shembulli ku kjo diplomaci po tregohet e zbehtë. MPJ-e Kosovws prioritet i ka dhënë edhe diplomacisë ekonomike dhe asaj kulturore.

Diplomacia Ekonomike…

Qëllimi i kësaj diplomacie ishte që shteti i Kosovës të përfitoj ,pasi që si detyrë kryesore ishin investimet e huaja. Kjo diplomaci ka dështuar terwsisht pasi që investimet e huaja nuk ka në Kosovë për shumë arsye: korrupsioni, infrastruktura ligjore, ambienti jo i mire për investitorët, garantimi I investimeve etj.

Diplomacia Kulturore..

Për këtë diplomaci, MPJ-kishte angazhuar në shumë sektorë broshura ,por jo edhe Atashe kulture nëpër ambasada. Me broshura nuk behet diplomacia kulturore, bile edhe Ministria e diasporës dhe kjo e Punëve te Jashtme i kanë përzier kompetencat…

Si dëshmi, kemi se ne vitin e kaluar si mungese dhe jo profesionalizëm, si dhe mos angazhim te kësaj diplomacie Kosova edhe nuk u pranua ne UNESCO.

Fajet për këtë i ka Qeveria e Kosovës dhe vet ministri i jashtëm z Enver Hoxha. Kjo qeveri dhe diplomacia e dështuar duhet ndërruar, si dhe duhet larguar diplomatet e  dështuar .

Bisedimet me Serbinë,e kanë humbur kuptimin. Në Bruksel shkon kush te donë,  her EDITA , herë Blerimi Thaqi, Mustafa, por asgjë deri tash nuk kanë sjellur diçka konkrete ne favor te Kosovës.

“Serbia ka krijuar një realitet për të cilin pala kosovare është e detyruar të diskutojë – muri, arrestimi i Haradinajt, treni. Këto janë argumente të mjaftueshme që Kosova të mos e vazhdojë dialogun me qasjen e njëjtë si deri më tash. Nuk mund të bisedohet miqësisht me një shtet që ka qasje armiqësore. Andaj, dialogu duhet të ri-dimensionohet dhe pala kosovare duhet të dialogojë vetëm mbi baza reciprociteti”.

Diplomacia kosovare ka qenë mjaftë e brishtë, me nepotizëm e joprofesionalizëm. Një teori e përkufizimit më e pranuar mbi diplomacinë është: Diplomacia është arti ose praktika e realizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare nëpërmjet negociatave, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shpresojmë se pesha e shtetit të Kosovës të jetë po aq e barabartë ,në fushën diplomatike s´paku me shtetet e rajonit. Diplomacia Kosovare n´udhëkryq…

You Might Also Like