KRONIKË E ZEZË

Paraburgoset zyrtari i Komunës së Kllokotit

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marr 70 litra karburantë, e në realitet ka marr 60 litra me veturë zyrtare.

Me këto veprime i pandehuri, kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V. B., pasi që po të caktohej ndonjë alternative do të mund pengohej zhvillimi i procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like