KRONIKË E ZEZË

Kapet në flagrancë dhe arrestohet zyrtari serb i komunës së Kllokotit që vidhte prej buxhetit të Kosovës

Policia ka konfirmuar sot se një zyrtar i komunës së Kllokotit është arrestuar në Kllokot, pasi dyshohet se kishte vjedhur vazhdimisht sasi të naftës, duke shfrytëzuar mashtrimin me veturë zyrtare.

Burimet tona bëjnë të ditur se personi i arrestuar është asistenti i kryetarit të Komunës Bozidar Dejanoviq, Vllasta Bogdanoviq.

Sipas burimeve, Vllasta Bogdanoviq, u arrestua dje për shpërdorim detyre.

Arrestimin e tij e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Komunës, por nuk kanë dashur të flasin më shumë për këtë rast.

Por, sot Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar për këtë rast, por nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarit, veç se është thënë se bëhet fjalë për një person që kishe shfrytëzuar veturën zyrtare të komunës për përfitime personale ,duke bërë keshtu një vepër penale. Ai është ndaluar për 48 orë dhe Pokuroria po merret me këtë çështje.

Sipas policisë, i njëjti në një pompë të derivateve, kishte mbushur veturën zyrtare me derivate në sasi prej 60 litrave por i kishte thënë pronarit të pompës që në faturë ti shkruj 70 litra e më vonë kishte shkuar me veturë private dhe kishte marrë edhe 10 lira pa paguar, dhe se këtë veprim e kishte bërë në vazhdimësi.

Rasti po konsiderohet nga organet e rendit si ‘përvetësim në detyrë.Aziz Zuka

You Might Also Like