KRONIKË E ZEZË

Në vazhdimësi rrahu të dashurën e tij

Gjilan, 7 janar 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.Z. (1994), i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 25 janar 2019, pasi që në vazhdimësi kishte rrahur të dashurën e tij.

Sipas aktakuzës, më 24 janar 2019, në fshatin Kufcë, komuna Gjilan, i pandehuri L.Z., me veprimet e tij, me dashje dhe në vazhdimësi, ka përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj të dashurës së tij, të dëmtuarës A.I., ashtu që pasi me veturën e tij arrijnë në dalje të fshatit, i njëjti me një shufër metalike e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu, më 25 janar 2019, duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës, i pandehuri përsëri përdorë dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë me grushte në kokë dhe trup, ku pasi arrijnë në Prishtinë, e dëmtuara arrin që të largohet nga i pandehuri, me ç’rast edhe e paraqet rastin në polici dhe për shkak të lëndimeve të marra detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në QKUK, në Prishtinë, e më pas edhe në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Me këto veprime, i pandehuri në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 2 dhe 1 pika 1.4 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe të njëjtit t’i shqiptojë sanksion penal me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

You Might Also Like