Komunikacion

Kryetari Haliti kërkon nga Kryeministri Haradinaj që Vitia sa më parë të kyçet në Autostradën Prishtinë-Shkup nga fshati Gërlicë

— Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti edhe njëherë ka kërkuar që të respektohet vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për kyçjen e Vitisë, në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim në mes të Kryetarëve të Komunave me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me që rast ka ripërsëritur kërkesën në qeveri për kyqjën e Vitisë në autostradën ”Arbër Xhaferi” Prishtinë –Shkup në Gërlicë.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti edhe njëherë ka ripërsëritur kërkesën që të respektohet vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për kyçjen e Vitisë, në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë.

Kryetari Haliti pas takimit bëri me dije se Kryeministri Haradinaj, ka premtuar publikisht se qysh në mbledhjen e rradhës të qeverisë së Republikës së Kosovës, do të shqyrtohet seriozisht kjo çështje dhe do të ndahen mjetet financiare për ndërtimin e kësaj kyçje.

Kryetari Haliti gjatë arsyetimit të kësaj kërkese, tha se përveç se kjo kyçje është në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë, ajo është edhe një arterie e natyrale e cila historikisht ka lidhur shumë lokalitete njëra me tjetrën dhe potencoi se kjo kyçje është në interes të shumë qytetarëve.Aziz Zuka

You Might Also Like