Shëndeti

Kompania “Tali” i dhuron një autoambulancë Spitalit të Gjilanit

Kompania “Tali” ka ofruar si donacion një autoambulancë për nevojat e spitalit të Gjilanit. Florim Zuka pronar i kompanisë së bashku me prindin e tij i dorëzuan çelësat drejtuesve të spitalit të Gjilanit.

Një autoambulancë është dorëzuar si donacion të premten nga kompania “Tali” në Gjilan.

Florim Zuka pronar i kompanisë së bashku me prindin e tij i dorëzuan çelësat e autoambulancës drejtuesve të spitalit të Gjilanit.

Nisret Hajrullahu drejtor i spitalit tha se ky donacion e zbut gjendjen dhe e ndihmon shëndetësinë e Gjilanit.”Kemi pasur nevojë për një autoambulancë dhe u jemi mirënjohës donatorit” tha Hajrullahu.

You Might Also Like