Tregti/Turizëm

”Viva Fresh Store” hapi qendren e re tregëtare edhe në Pozharan të Vitisë

Në solemnitetin e përurimit të këtij objekti tregtar / të dytin/ në komunën e Vitisë, pos menaxherit të kësaj kompanije Xhevdet Rexhepit ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkpunëtorët

Në vazhdën e zgjërimit të rrjetit të qendrave tregtare nëpër Kosovë dhe më gjërë, Kompania tregetare””Viva Fresh Story”, ka hapur objektin e saj të dytë në Komunën e Vitisë dhe atë në lokalitetin më të madhë të kësaj komune dhe njeri ndër më të mëdhat në Kosovë në Pozharan.

Përurimi solemni këtij objekti me kapacitete dhe hapsirë mjaftë të madhe të shitjës është bërë sonte në orët e vona të mbrëmjes, ku me prerjen e shirit të njejtin e dhanë në përdorim menagjeri Xhevdet Rexhepi dhe kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti.Objekti I ri gjendet në qender të Pozharanit, në një vend shumë të përshattshëm dhe me hapsirë të madhe parkingu.

Kryetari Haliti me këtë rast ka falenderuar pronarin e kësaj kompanie për këtë investim dhe për hapjën e këtij objekti duke shtuar se beson shumë se tash e tutje do të ketë konkurencë të shendosh dhe se si cmimet ashtu edhe shërbimet do të jenë të nivelit të lartë, duke ofruar qytetarëve jo vetëm të Pozharanit, por edhe të 15 fshatrave tjerë, që gravitojnë në Pozharan shërbime cilësore dhe produktete të të gjitha llojeve.

Ndryshe, në këtë objekt kanë gjetë punë mbi 30 punëtorë për fillim, kryesisht të rinj, dhe në këtë mynyrë do sigurojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre.

E menagjeri I kësaj Kompanije Xhevdet Rexhepi ,është shprehur i kënaqur me hapjën edhe të një qendre të tillë tregtare, duke shtuar se do të jemi gjithnjë në shërbim të qytetarëve me qmimet tona që do të jenë të atij do të jenë të

përballueshme për xhepat e të gjitha kategorive sociale. Aziz Zuka

You Might Also Like