Tregti/Turizëm

Inspeksioni i Vitisë në aksion për të heq nga shitja mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Ky aksion ka të bëjë me zbatimin e Vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e taksë për 100 përqind ndaj mallrave me origjinë nga këto dy shtete që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Që nga dje në të gjitha qendrat tregtare të mëdha, dyqane tregëtare dhe të tjera lokale të komunës së Vitisë, inspeksioni i tregut i kësaj komune është mobilizuar më shumë se kurrë në zbatimin e Urdhëresës nga Ministria e Tregtisë e Kosovës për të zbatuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë lidhur me

taksimin e mallrave që kanë origjinë në shteti fqinj Serbia. Lidhur me punën që janë duke bërë inspektorët për gazetën tonë flet Skender Ahmeti ,drejtor i këtij Dikasteri.

“Jemi mobilizuar shumë dhe të gjithë të punësuar në këtë drejtori është përqendruar në zbatimin e plotë të Vendimit të Qeverisë, është shprehur Ahmeti në fillim të bisedës. Që nga dje inspektorët janë në terren dhe besoj se që nga dje vështirë se do të gjenden mallra në shitje, që nuk i referohen Kosovës si shtet.

Sepse ato do të largohen nga tregu nga inspektorët komunal dhe të njëjtat do të asgjësohen,thotë Skender Ahmeti..

Kjo pasi që Komuna e Vitisë,përkatësisht Inspektorati i tregut i Vitisë , ka bërë të ditur se që nga dita e djeshme ka nisur së vepruari sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për të mos e lejuar shitjen e produkteve që nuk kanë mbishkrimin “RKS

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Skender Ahmeti, në vazhdim tha se nga inspektimet në terren gjatë dy ditëve të fundit por edhe sot

, inspektorët kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244” , dhe siç u shpreh ai, ka urdhëruar që të hiqen nga tregu produkteve që nuk kanë mbishkrimin “RKS”.

Sipas tij, mallrat e ndaluar për shitje do të asgjësohen sipas rregullave të parapara. “Kemi dal me inspektuar tregun ne terren sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë, kemi kontrolluar sidomos operatorët e mëdhenj ekonomik dhe kemi gjet mallra që i ndalon kjo urdhëresë e shtetit në shitje, dhe inspektorë kanë izoluar ato produkte, kemi gjet mallra që ndalohen sipas urdhëresës së MTI dhe do të asgjësohen të gjitha nga inspektorët,” tha drejtori Ahmeti i cili shtoi se kanë vepruar sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria, që ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet që nuk i referohen shtetit të Kosovës.

Ai tha se janë marr masa fillimisht tek qendrat e mëdha tregtare për të vazhduar pastaj edhe tek marketet tjera që produktet e këtilla nga Serbia t’i largojnë nga hapësirat e tyre.

Ndryshe, MTI-ja ka kërkuar nga Dogana e Kosovës të mos lejohet hyrja e produkteve me mbishkrimin “Kosovë dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244 dhe vendimi për taksë për 10 përqind ndaj mallrave që importohen nga Serbia që nga dje është rritë në 100 përqind në mënyrë që të mbrohen mallrat dhe prodhimet tona. Aziz Zuka

 

You Might Also Like