Shëndeti

Në Viti me aktivitete nga mantelbardhët shënohet Dita Botërore e Diabetit

* Me matje e tensionit, sheqerit dhe këshillime për qytetarët ky aktivitet u zhvillua në qendër të Vitisë dhe të Pozharanit

Edhe në komunën e Vitisë, sot me aktivitete dhe punë të punëtorve të QKMF-së është shenuar 14 Nëntori-Dita Botërore e Diabetit.Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë dhe të lokalitetit më të madhë të kësaj komune në Pozharan është bërë matja e sheqerit në gjak me kalimtarë të rastit.

Gjithashtu qytetarët janë njoftuar edhe mbi mënyrën të ushqyerit të shëndetshëm si dhe ju janë shpërndarë broshura informative mbi këtë sëmundje me qëllim të uljes së rrezikut nga diabeti. E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë vizituar ekipin mjekësor të cilët po shënonin këtë ditë në qendër të qytetit dhe u njohën mbi rezultatet të nxjerra nga matjet që janë bërë sot tek kalimtarët e rastit.Aziz Zuka

Legjenda Foto : dy foto nga aktiviteti në Viti dhe Pozharan

You Might Also Like