Shëndeti

Përmirësohën kushtet në QKMF-në e Vitisë dhe QMF-në e Pozharanit

-Viteve të fundit në këto dy Qendra të mjekësisë familjare janë përmirësuar dukshëm kushtet për punë dhe për intervenime shendetësore në këtë komunë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” dhe Emergjencën në Viti si dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan. Gjatq vizitës që bënë në këto dy institucione të

rëndësishme shëndetësore të kësaj komune ata ata nga dy drejtoreshat r ktyre dynqendrave mjkësore Dr.Vjollca Kadiu- Halili dhe Dr.Idajete Pira u njohën edhe rreth investimeve të cilat janë bërë kohëve të fundit në këto dy qendra.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë takimeve të cilat i ka zhvilluar me stafin mjekësor të dyja qendrave tha se

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të ju ofroj kushte sa më të mira për stafin mjekësor por edhe pacientëve të kësaj komune. Ai shtoi se në një interval të shkurtër kohor, kanë bërë ndryshime të mëdha si në krijimin e kushteve më të mira në këto qendra por edhe në pajisjen e tyre me teknologjinë e fundit e cila mundëson ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientet.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi kryetari Haliti ju premtoj mantelbardhëve se dhe në vitet e ardhshme do të bëhen investime tjera si në

infrastrukturë ashtu edhe në paisje me aparatura mjekësore. Kryetari Haliti i përgëzoi punëtorët shëndetësor për shërbimet që janë duke ia ofruar qytetarëve të Vitisë.

E dr.Vjollca Kadolli-Halili Drejtoresh e QKMF-së së Vitisë, bëri me dije se falë investimeve të komunës së Vitisë, në bashkëpunim me disa partner ndërkombëtarë dhe vendor, në këtë qendër janë bërë përmirësimi i kushteve jo vetëm për stafin mjekësor, por edhe për qytetarët të cilët marrin shërbime. Ajo bëri me dije se kohëve të fundit është bërë edhe furnizimi i kësaj qendre me aparatura mjekësore si 2 monitorë për përcjellje të gjendjes së pacientëve, defibrilator, aparat të oksigjenit me rrymë, aspirator për nxjerrjen e trupave të huaj nga organizmi etj. Ajo shtoi se shërbimi i stomatologjisë është furnizuar me një karrige të re stomatologjike të avancuar përmes së cilës mund të përcjellën procedurat edhe në monitor si dhe mjete për stomatologji (sete stomatologjike). Dr. Kadolli-Halili, ndër të tjerash tha se laboratori është furnizuar me aparat hematologjik, centrifugë si dhe

mikroskop. Po ashtu në QKMF-në e Vitisë është bërë edhe kompletimi i arkivës. Kurse bëhet me dije se Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan ku gravitojnë edhe rreth 15 fshatra është bërë furnizimi i shërbimit të emergjencës me defibrilator, monitor , aparat të oksigjenit me rrymë, një karrige stomatologjike si dhe laboratori është furnizuar me mikroskop. Gjithashtu, është investuar në ambient si dhe në shtruarjen e pllakave të reja nëpër tërë QKMF dhe suvatimi i pjesëshëm.Aziz Zuka

You Might Also Like