Ndërtimtari

Ndërmarrja ndërtimore projektuese dhe e konsulencës “AREA” nga Hodonoci i Kamenicës shembull për punët që bënë

Nga : AZIZ ZUKA

Ndërmarrja ndërtimore projektuese dhe e konsulencës “AREA” nga Hodonoci  i Kamenicës, padyshim së me përvojën e saj të gjatë mbi 18 vjeqare, është njëra ndër ndërmarrjët më së suksesëshme dhe më serioze në punën që bënë në Rajonin e Anamoravës, por edhe më gjërë.

Me punën dhe angazhimin e saj që po bënë, ajo po tregohet se është e përgjegjëshme në

ato vendpunishte ku janë prezentë të punësuarit e saj.

Se është kështu, dëshmon edhe e dhëna se kjo kompani me konkurimet që bënë në tender të ndryshëm po merr edhe punë në shumë vende përkatësishtë në disa komuna, jo vetëm në Anamoravë por edhe më gjërë .Siq u njohtuam kjo Ndërmarrje aktualishtë është e angazhuar në ndërtimin e objekteve të ndryshme si në Kamenicë,Viti,Pogragjë dhe Artanë.

Se kjo Ndërmarrje, e cila ka të punësuar një numër të konsideruar të punëtorve në punën e saj si në angazhim të punëtorëve poashtu edhe në cilsinë dhe kualitetin e punëve që kryenështë e serize dhe e përgjegjëshme, dëshmon edhe me punën që po bënë në Pozharan të Vitisë, ku kjo kompani ka qenë fituese e tenderit të Ministrisë së Arsimit ,Shkences dhe Teknologjisë për ndërtimin e objektit të ri shkollës fillore.

Sipas informative që morrëm objekti i ri i shkollës do të kushton mbi 1.5 milion euro

dhe është projekt tre vjeqar e ku gurthemeli për ndërtimin e këtij objekti është vënë nga fundi I muajit nëntor të vitit 2016, por që puna për të ndërtuar të njejtin ka nisë nga mesi I vitit 2017 e tani punët në ndërtimin e kësaj shkolle janë intensifikuar dhe ato janë duke u zhvilluaar me intensitet të lartë ku për këtë qëllim aktualisht në përfundimin e punëve të vrazhda janë angazhuar rreth 20 punëtor nga ata ta pakualifikuar dhe ata që kanë kualifikime të mjeshterve.

Në fund të këtij shënimi për këtë Ndërmarrje shembullore në punën që po bënë të themi se punnëtorët e angazhuar janë të bindur se ky objekt i kësaj shkolle që është shumë i rëndësishëm për nxënësit,prindërit dhe arsimtarët e këtij lokaliteti që ka mbi 1200 shtëpi dhe rreth 1000 nxënës, të cilët aktualishtë mësojnë në një objekt shumë të vjetër, do të përfundon me kohë dhe sipas afatit të paraparë pra deri në fund të vitit të ardhshëm.Aziz Zuka

You Might Also Like