Bujqësi

Komuna ndanë 50 shpërndarse plehu për fermerët vitias

Komuna e Vitisëë ërkatsiht Drejtoria e Bujqësisë po vazhdon të ndihmoj fermeret e kesaj komune në mynyra të ndryshme përmes ndihmës edhe me mjete dhe makineri e pasisje të ndryshme krahas subncioneve financiare .

Kështu sot 50 fermerë vitias, kanë marrë nga një shpërndarëse të plehut artificial. Kjo ndihmë u mundësua falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Organizatën “ Helvetas Sëiss Intercoperation” -Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe implementimit nga Grupi Lokal i Veprimit „Vitia“.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli mbi punën që po bënë kjo komunë në bashkëpunim me partnerët e saj që të përkrahën të gjitha sektorët e bujqësisë në këtë komunë. “ Ne po mundohemi me partnerët tanë të përkrahim të gjithë fermerët tanë të zellshëm në të gjitha sektorët dhe nën sektorët. Këtë gjë natyrisht që po e bëjmë se bashku me partneret tan sikurse në këtë rast me projektin APR.

Edhe kësaj radhe dua të falënderoj të gjitha organizatat të cilat po na përkrahin të ndihmojmë të gjitha sektorët si ne blegtori, pemëtari, perimtari, lavërtari etj”, u shpreh Haliti. Tutje ai ai u shpreh se kjo komunë do të vazhdoj të bashkëpunoj që të përkrah fermerët të cilët me mund dhe ndjerës po shfrytëzojnë potencialet që ka dhënë natyra në sektorin e bujqësisë.

E Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tha se gjatë këtij viti janë realizuar projekte të shumta në sektorët e ndryshme të bujqësisë dhe se kjo drejtori ju është mirënjohës kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti që po përkrah fuqishëm sektorin e bujqësisë por edhe të gjitha organizatat në veçanti Helvetas Sëiss Intercooperation, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR/ me të cilën sot u bë shpërndarja e këtyre pajisjeve të punës për fermerët vitias.

Aziz Zuka

You Might Also Like