Familja

Një qytetare arriti ta dërgojë në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Familjen

13 Korrik 2018, Prishtinë

Organizata INJECT, Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, e udhëhequr nga Luljeta Aliu, gjatë konferencës për medie informoi se Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Familjen ka kaluar sot për diskutim në Kuvend. Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Familjen është dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës. Komisioni për Legjislacion e ka mbështetur propozimin dhe e ka draftuar projektligjin sipas propozimeve të znj. Luljeta Aliu.

Organizata INJECT prioritet të saj kryesor e ka angazhimin për avokim dhe lobim për ndryshimin e Ligjit për Familjen. Gjatë konferencës për medie u shpalos arsyeja e domosdoshmërisë për ndryshimin e këtij ligji. Sipas organizatës INJECT, praktika gjyqësore deri më tani sistematikisht dhe kundërligjshëm i ka diskriminuar gratë dhe nënat gjatë ndarjes së pasurisë së përbashkët.

Neni 54 i Ligjit për Familjen udhëzon se gjykata është kompetente për ndarjen e pasurisë së përbashkët në rast mospajtimi të palëve bashkëshortore. Ky nen përcakton se për ndarjen e pasurisë së përbashkët nuk duhet të merren parasysh vetëm të ardhurat e njërit bashkëshort, por edhe kujdesi ndaj fëmijëve dhe mirëmbajtja e shtëpisë.

Znj. Luljeta Aliu, drejtore ekzekutive e organizatës INJECT, potencoi se “përkundër faktit që Ligji për Familjen e parasheh që bashkëshortët janë pronarë të barabartë në pjesë të barabarta të pasurisë së përbashkët, praktika gjyqësore gjatë trajtimit të ndarjes së pasurisë së përbashkët ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Ligji për Familjen, sipas nenit 55 i jep të drejtë për më shumë se 50% të pasurisë së përbashkët njërit bashkëshort vetëm në rastin kur personi që kërkon më shumë se 50 për qind të pasurisë mund të dëshmojë se ka pasur pasuri të veçantë para momentit të martesës. Ndërsa e gjithë pasuria e krijuar prej momentit të martesës deri kur palët fillojnë shkurorëzimin, konsiderohet e përbashkët në pjesë të barabarta, pa marrë parasysh a kanë punuar të dy, apo vetëm njëri bashkëshort“.

Sipas INJECT, deri më tani praktika gjyqësore gabimisht dhe kundërligjshëm e ka trajtuar çështjen e ndarjes së pasurisë së përbashkët dhe kësisoj i ka dëmtuar rëndë qytetarët, të cilët kanë kaluar nëpër procese gjyqësore, duke ia pamundësuar realizimin e të drejtave të tyre sipas ligjit.

Znj. Luljeta Aliu theksoi se dhuna ekonomike është thelbi i të gjitha formave të dhunës në familje, ndërsa kritikoi mungesën e vullnetit të institucioneve që të hetojnë rastet e mashtrimeve ekonomike gjatë procesit të ndarjes së pasurisë së përbashkët. Gjykatat, tha ajo, janë të detyruara që të ndëshkojnë personat të cilat bëjnë mashtrime me pronë dhe pasuri të përbashkët. Këtë dukuri si dhe hezitimin e policisë që të hapin raste e të marrin deklaratat e viktimave znj. Aliu i quajti dhunë institucionale e cila bëhet nga institucionet ndaj qytetarëve: “Dikush duhet të përgjigjet për këto keqpërdorime të detyrës zyrtare. Mirëpo mekanizmat mbikëqyrës dhe disiplinues, as ata nuk e kryejnë punën e tyre si duhet.”

Kurse, znj. Marija Maksimovic, bashkëpunëtore në INJECT theksoi mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje ka ndikuar që proceset për ndarjen e pasurisë së përbashkët zgjasin deri në 15 vite, gjë që është fare e panevojshme, sepse ligji e ka përcaktuar se pasuria e përbashkët ndahet në pjesë të barabarta, pa marrë parasysh a kanë punuar të dytë apo vetëm njëri bashkëshort. Znj. Maksimovic tregoi i është bashkangjitur për bashkëpunim organizatës INJECT, ngaqë problemet nëpër të cilat kalojnë qytetarët tanë janë të njejtat për të gjitha komunitetet dhe ato mund të zgjidhen vetëm përmes bashkimit të forcave të të gjithë qytetarëve. Sipas saj, në INJECT ka gjetur njerëzit që angazhohen për bashkëpunim mes komuniteteve.

Organizata INJECT synon që në projektet e ardhshme të fokusohet në fuqizimin e grupeve të margjinalizuara si gratë, fëmijët, të rinjtë, pleqtë dhe komunitetet jo-shumicë, sidomos gjatë përpalljes së tyre me institucionet e drejtësisë.

You Might Also Like