KRONIKË E ZEZË

Me 03 korrik 2018, rreth orës 10:00 në fshatin Berivojcë, komuna Kamenicë është ndaluar I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës nga policia dhe gjatë kontrollit fizik tek i dyshuari është gjetur një sasi e dyshimtë e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është bërë testi fushor i substancës narkotike e cila ka rezultuar marihuanë me peshë 11,6 gr (njëmbëdhjetë pikë gjashtë gram). I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndaljen e të dyshuarit prej 48 orë, me kallëzim penal “Posedim i substancave narkotike”, lënda pas kompletimit i dorëzohet PTHDKP-Gjilan për procedim të mëtutjeshëm.

You Might Also Like