Ndërtimtari

Punëtorët e ndërtimit të lartë në mëshirën e Zotit pa mbrojtje dhe siguri në punë

 Nga Islam Krasniqi –

Institucionet e vendit janë verbuar ndajë realitetit, ku brenda vitit dhjeta aksidente fatale ndodhen në vendin e punës, si pasoj e mos sigurimit në punë, dhe akoma heshtin përball këtyre tragjedive që po marrin jetën e të rive tanë.

Aksidentet në vendin e punës çdo ditë e më shumë veç po rritën, por qeveria e republikës së Kosovës nuk ka shprehur gadishmeri për të ndërmarr masa karshi këtij fenomenit tragjik, për ta parandaluar, akoma nuk ka reflektuar për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, ku para pak dite humbi jetën një magjistër i shkencave sportive, i cili për të mbajtur familjen e tij u detyrua të punoj në ndërtimtari pa pasur asnjë siguri në vendin e punës, i cili mbeti i vdekur pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë Kosovë. Kjo neglizhencë e zyrtarëve të shtetit po na kushton të gjithëve, sepse po humbin jetën qytetaret në vendet e tyre të punës, ku brenda pesë muajve në vendin e punës humbin jetën gjashtë punëtor.

Nuk e di së edhe sa kohë i duhet qeveris që të zgjohet nga koma dhe të ndërmarr masat e duhura, që ta rrisin nivelin e sigurinë në vendin e punës, gjegjësisht në sektorin e ndërtimit, duke e ndërprerë çdo vendpunim i cili nuk i plotëson kushtet, dhe të gjobitën të gjithë ata që nuk i kanë të siguruar punëtoret, me skele, të lidhur më rripa, me këpucë, kapelë, që të jenë të mbrojtur nga çdo pakujdesie çastit. Të mësoj nga këto gabime qeveria dhe institucionet gjegjese, e jo të korruptohen me një drekë apo darkë duhet ju dhenë hapësirë profiterëve të cilët punojnë vetëm për vete, duke ju dhenë para për të vazhduar ndërtimin më kushte sigurie zero për punë, duke mos e regjistruar asnjë punëtor, pa sigurime, por vetëm duke i shfrytëzuar si objekte.

Lusim qeverinë që të merr hapa konkret lidhur më parandalimin e këtyre dukurive, duke i gjobitur të gjitha ato kompani apo firma nuk ju ofrojnë siguri punëtorëve në vëndpunim, e jo njerëzit me arsimim të lartë humbin jetën në ndërtimtari!..

 

You Might Also Like