Industri, Tregti/Turizëm

Nënshkruhet edhe nje marrëveshje për investime në komunën e Vitisë në vlerë prej rreth 2 milion euro për ndërtimin e Zonës Ekonomike në Budrikë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për Zonën Ekonomike, konkretisht Parkun Industrial që pritet të ndërtohet në fshatin Budrikë të Vitisë. Pas këtij takimi u bë me dije se financimi i këtij projekti do të bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vlerë prej rreth 2 milion euro.

Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka vizituar sot komunën e Vitisë, me këtë rast ai është pritur në takim nga Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Gjatë këtij takimi ata nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e Zonës Ekonomike, konkretisht të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë. Ndër tjerash Ministri Hasani, bëri me dije se ministria të cilën ai e udhëheq ka marrë vendim për financimin e këtij projekti.

“ Sot së bashku me kryetarin e kësaj komune, kemi nënshkruar marrëveshjen për financimin e projektit të Zonës Ekonomike nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe kemi marrë përsipër që financimi i kësaj zone të bëhet e gjitha nga MTI-ja, duke kursyer

komunën për shkak të buxhetit të vogël”, u shpreh Ministri Hasani. Ai shtoj se ata kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë dhe së shpejti do të marrim edhe projektin të cilën e ka dorëzuar kryetari Haliti, duke potencuar se do të bëjnë një revidim dhe saktësim të tij dhe shtoj se vlera e këtij projekti është nga 1.5 milion deri 2 milion euro. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar ministrin Hasani për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dhe e cilësoj atë marrëveshje si shumë të rëndësishëm për disa arsyeje.

”Natyrisht se e falënderoj Ministrin Hasani dhe kabinetin e tij për nënshkrimin e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishëm, pra të Zonës Ekonomike, në magjistralen që përfshinë Vitinë, Gjilanin dhe lidhët me Ferizajn. Kjo zonë ekonomike në të vërtetë i ndihmon zhvillimit ekonomik, i absorbon investimet e huaja dhe investimet vendore sidomos ato të mërgatës sonë dhe të rajonit në përgjithësi”, u shpreh Haliti. Ai shtoj se me këtë projekt bëhet një rrumbullaksim i procesit përpunim- prodhim.Aziz Zuka

You Might Also Like